Barcelona e kapur në befasi

Futboll

Barcelona e kapur në befasi

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 12:44
Laporta

Në fillim të kësaj jave u raportua se Barcelona mund të ndalohet të luajë në garat evropiane; Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës apo Ligën e Konferencës, deri në tri vite.

Gjigantët katalanas thuhet se janë kërcënuar me sanksione për dështimin e tyre për të balancuar shpenzimet e klubit me të ardhurat në përputhje me rregullat financiare të UEFA-s, gjë që u tha se mund t’i suspendojë ata nga pjesëmarrja në Evropë.

Pavarësisht këtyre raportimeve, sipas “Mundo Deportivo”, Barcelona nuk është plotësisht në dijeni të ndonjë ndalimi të afërt nga garat evropiane. Ata nuk besojnë se do të ndëshkohen nga UEFA për këtë çështje, ndaj po vazhdojnë me pretendimin se do të vazhdojnë të luajnë futboll kontinental me kusht që të kualifikohen.

Nuk është hera e parë këtë vit që kërcënimi i përjashtimit nga garat evropiane qëndron mbi kokën e Barcelonës.

Një rast i ngjashëm ndodhi në fundin e sezonit të kaluar, kur UEFA po hetonte rastin Negreira, megjithëse në fund u lejuan të hynin në Ligën e Kampionëve të këtij sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat