Barazimi ndaj vendit të fundit, reagon pronari i Milanit

Futboll

Barazimi ndaj vendit të fundit, reagon pronari i Milanit

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 12:48
Xherri Kardinale

Mesazh urimi për Krishtlindje, por edhe një lloj këshillimi në distancë.

Xherri Kardinale, ka përfituar nga mesazhi i rastit për të shprehur idetë e tij mbi situatën aktuale te Milani. “Si çdo vit, pjesa e parë e sezonit tonë sportiv deri më tani ka pasur pjesën e saj të mirë të aspekteve pozitive, si dhe sfidave.

Ndërsa hyjmë në pushimet dimërore, jemi ende në garë për kreun e Serisë A dhe, pavarësisht se nuk kemi kaluar në Ligën e Kampionëve, synimi ynë është të avancojmë në Ligën e Evropës”. Nga ana tjetër, pronari i “djallit” e bëri të qartë se kjo nuk mjafton, duke theksuar se:

“Si të gjithë ju, edhe unë nuk jam i kënaqur me pozicionin tonë aktual në Serinë A apo Champions, por e di nga përvoja e dekadave të mia në sport që gara sportive është një maratonë, jo një sprint, dhe se vazhdimësia dhe koherenca janë virtyte.” Urime, por edhe paralelizma historikë për të ftuar ekipin të japë më shumë.

Në vijim të fjalës së tij, Kardinale tha: “Që kur morëm pronësinë e Milanit më shumë se një vit më parë, jemi përpjekur të gjejmë ekuilibrin e duhur midis ngutit së fitores dhe krijimit të themeleve që do të garantojnë rikthimi në trashëgiminë e kampionëve që Milani ka pasur shumë përpara ardhjes sonë në krye të klubit”.

OBJEKTIVAT – Në fund, Kardinale tregoi edhe për objektivat e së ardhmes duke mos u ndaluar thjesht te rezultatet sportive: “Qëllimi ynë nuk është të fitojmë herë pas here, por të bëjmë vazhdimisht dhe për një kohë të gjatë.

Kjo është ajo që tifozët tanë, lojtarët tanë dhe stafi ynë presin nga pronësia dhe kjo është ajo që ne do t’u japim atyre.

Pa dyshim, do të vazhdojmë të bëjmë të gjitha përmirësimet e mundshme për të qenë më konkurrues në fushë dhe për të rritur burimet financiare për të investuar më tej në klub".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat