Varane rikthehet në Real Madrid?

Futboll

Varane rikthehet në Real Madrid?

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 13:51
Varane

Mbrojtësi francez i Manchester Unitedit raportohet se mund të rikthehet në ish-klubin e tij, Real Madrid.

“Los Blancos” pas lëndimit të Alabës, tashmë janë në kërkim të një mbrojtësi.

Sipas medieve spanjolle, madrilenët seriozisht janë duke menduar për rikthimin e Varane në Madrid.

Reprezentuesi francez nuk po kalon periudhë të mirë tek “Djajtë e Kuq” dhe duket se ardhmja e tij do të jetë larg “Old Traffordit”.

Varane me Man Unitedin ka kontratë deri në verën e vitit 2025, por ndarja mes tij dhe skuadrës angleze, mund të ndodh qysh në muajin e ardhshëm.

Krerët e Realit thuhet se kanë nisur tentativat për të rikthimin e francezit në skuadër, skuadër më të cilin Varane kishte fituar katër Liga Kampionëve gjatë dhjetë viteve të tij në Madrid,.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat