Laçi shmang humbjen në minutën e fundit

Futboll

Laçi shmang humbjen në minutën e fundit

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 15:58
Pamje nga ndeshja

Nuk ka fitues në derbin e Veriut mes Laçit dhe Kukësit teksa 90 minutat prodhuan një barazim me rezultatin 1-1.

Një rezultat i cili mund t’u qëndrojë pak ngushtë verilindorëve duke qenë se kaluan në avantazh që në minutën e parë me Rivas.

Ky i fundit rrëmbeu një top pranë zonës së kurbinasve dhe mposhti portierin Dajsinani.

Miqtë e kontrolluan më pas ndeshjen dhe qëndruan në avantazh deri në minutën e 84 kur Sobowale ndëshkoi portierin Tafas me një gjysmë kthesë brenda zonës. Por, goli pati nevojë për konfirmimin e VAR që vonoi pak, por në fund goli i sulmuesit të Laçit u konfirmua.

Minutat e mbetura ishin të pamjaftueshme për të ndryshuar sërish rezultatin që mbeti i barabartë 1-1. Pas kësaj ndeshje, Laçi mbetet në vendin e shtatë me 21 pikë ndërsa Kukësi renditet i teti me 19 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat