Allegri: Zhvilluam një ndeshje të mirë

Futboll

Allegri: Zhvilluam një ndeshje të mirë

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 16:29
Allegri

Juventus-i fitoi me rezultatin 1-2 ndaj Frosinones, duke mos iu ndarë Inter-it në garën për kreun.

Duke folur për këtë sfidë, trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Massimiliano Allegri, deklaroi se ekipi i tij bëri një ndeshje të bukur, ndërsa shtoi se vetëm Napoli kishte fituar së fundmi në Frosinone.

“Skuadra luajti një ndeshje të mirë, vetëm Napoli kishte fituar në Frosinone.

Nuk ishte e lehtë sepse janë shumë të mirë dhe ka një ambient magjik.

Në pjesën e parë krijuam shumë, pastaj në pjesën e dytë ramë pak, por kjo është normale.

Kemi pasur një reagim të mirë, por duhet të vazhdojmë të punojmë.

Jam i lumtur për Yildiz dhe Vlahovic, por në përgjithësi për të gjithë ekipin. E solla Weah sepse kishte nevojë për dikë si ai që ishte i freskët”-deklaroi Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat