Abilaliaj konfirmon gjithçka

Futboll

Abilaliaj konfirmon gjithçka

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 17:50
Abilaliaj

Orges Shehi do të ulet në stolin e Partizanit. Konfirmimi ka ardhur nga drejtori Arbër Abilaliaj, i cili shprehet se ka akord me teknikun Shehi.

“Siç dhe ju e dini vazhdojmë t’i qëndrojmë planit që kemi bërë në nisjen e këtij projekti ka që në verë.

Ditët në vijim kemi pasur akord total prej shumë kohësh me trajnerin. Besoj që shumë shpejt do jetë dhe dita për të bërë zyrtarizimin.

Kjo është në aspekt të dytë sepse më e rëndësishme ndeshja nesër. Kjo është ajo që duhet të kemi vëmendje maksimale. Gesi ishte projekt qe kemi filluar të punojmë që në 5 tetor dhe besoj ditët në vazhdim do ta konkretizojmë”, deklaroi Abilaliaj.

Shehi ishte trajner i Tiranës për më shumë se dy sezone, ndërsa fitoi gjyqin me klubin bardheblu për të qenë i lirë për të zgjedhur vazhdimin e karrierës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat