Ish-sulmuesi i United fajëson Ten Hag për mungesën e golave

Futboll

Ish-sulmuesi i United fajëson Ten Hag për mungesën e golave

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 00:23
Ten Hag

Wout Weghorst iu bashkua skuadrës së Manchester United në janarin e këtij viti si një zgjdhje emergjente për fazën sulmuese. Holandezi gjatë periudhës së tij me “Djajtë e Kuq” shënoi vetëm dy gola, të cilat ishin të pamjaftueshme për t’i garantuar atij qëndrimin në Old Trafford. Së fundmi, sulmuesi shprehet se mungesa e golave nga ana e tij vinte edhe si pasojë e taktikave të trajnerit Erik ten Hag.

“Më munguan shumë golat me Manchester United.

Kjo ishte edhe arsyeja se përse e humba vendin e titullarit. Premier League është padyshim më e forta në botë, aty ku aktivizohen edhe disa nga mbrojtësit më të mirë, por problemi ishte edhe te skuadra që nuk krijonte shumë.

Ten Hag luante në një mënyrë ndryshe nga ajo që unë isha mësuar.

Në Gjermani dhe Turqi, e gjithë skuadra luante për mua ndërsa te United nuk funksiononte kështu. E kuptoj këtë zgjedhje, por nëse do të ishte e kundërta do të kisha shënuar shumë më tepër gola”, u shpreh Weghorst që aktualisht është pjesë e Hoffenheim në Bundesliga dhe deri më tani ka shënuar 12 gola në elitën gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat