Inzaghi: Ishim në emergjencë totale

Futboll

Inzaghi: Ishim në emergjencë totale

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 11:40
Inzaghi

Mungesat peshuan rëndë, ashtu si eliminimi i dhimbshëm i të mërkurës nga Kupa e Italisë. Ndihej edhe presioni i Juventusit, i cili për momentin ishte vetëm një pikë prapa, gjithashtu. Interi, megjithatë, siç ndodh gjithmonë në këtë kampionat, tallet me presionin dhe vështirësitë, vazhdon të marrë fitore. E mposhti Lecce 2-0, me nga një gol në secilën pjesë loje, dhe qëndroi +4 pikë nga bardhezinjtë, në kreun e Serie A.

“Ne po vinim nga një rezultat që nuk na gëzoi, – komentoi Simone Inzaghi në fund të ndeshjes, – sepse kishim luajtur shkëlqyer në Kupën e Italisë.

Mbetëm të zhgënjyer nga eliminimi dhe me 120 minuta në këmbë, por edhe me ndjenjën e duhur të shpagimit. Në pjesën e parë mezi prisnim të dilnim nga ngërçi. Në pjesën e dytë, Lecce bëri mirë, por ne rezistuam para se ta mbyllnim ndeshjen me golin e dyfishimit”.

Djemtë ishin mendjemprehtë, jo frenetikë, këtë kërkova një ditë më parë. Duhet të kishim kujdes dhe djemtë bënë një lojë të shkëlqyer. Ishte fitore e merituar”. Trajnetri zikaltër lavdëroi paraqitjen e Arnautovic: “Sonte, me paraqitjen që bëri, ishte sikur të kishte shënuar dy gola. Ishte shumë i mirë nga minuta e parë deri në minutën e fundit, punoi në të dyja fazat.

I vetmi zhgënjim është se nuk gjeti golin. Falcone bëri shumë mirë në rastin e parë, por Arnautovic duhet të vazhdojë të punojë, siç po bën. Kënaqësitë personale duhet të vendosen në plan të dytë. Ai është përshtatur shumë mirë brenda ekipit, duhet të vazhdojë të punojë kështu”.

Një fitore në emergjencë të plotë, me shumë mungesa prej dëmtimeve: “Sonte kisha zgjedhje të kufizuara. Dje kemi kthyer Sanchez, De Vrij sot. Pavard erdhi nga stoli, kishte luajtur gjysmë ore kundër Bologna në Kupën e Italisë. Dimarco, Cuadrado, Lautaro Martinez dhe Dumfries mungonin. Sonte ishim në një emergjencë të madhe. Djemtë po shkojnë përtej problemeve, jam shumë i kënaqur me këtë”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat