Plani i Partizanit kundër Erzenit

Futboll

Plani i Partizanit kundër Erzenit

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 12:25
Partizani

Partizani do të mbyllë sot pasdite përgatitjet për ndeshjen e së dielës ndaj Erzenit, që do të luhet në “Air Albania” në orën 17:00.

Të kuqtë vijnë në këtë ndeshje me moralin e lartë të fitores së Superkupës dhe me detyrën për t’u kthyer te triumfi në kampionat pas 6 barazimesh radhazi. Abilaliaj ka edhe një stërvitje për të qartësuar 11- shen, por disa parashikime mund të bëhen.

Në mbrojtje mungon Atanaskoski dhe në vend të tij pritet Buxhelaj.

Ndërkohë, ka një dyshim mes Janjevës dhe Sembenes, me kosovarin më të avantazhuar.

Mesfusha nuk ndryshon, teksa në sulm pritet sërish Bintsuka nga minuta e parë. Me siguri pas kësaj ndeshjeje Abilaliaj i lë stafetën Shehit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat