Sacchi: E thjeshtë, nuk janë ekip

Futboll

Sacchi: E thjeshtë, nuk janë ekip

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 12:28
Arrigo Sacchi

Në lidhje me krizën që po përjeton Milani së fundi, me Stefano Piolin në dyshim serioz, ka dhënë mendimin e tij Arrigo Sacchi.

Për “Gazzetta dello Sport”, ai deklaroi: “Çfarë po ndodh me Milanin? E thjeshtë; nuk është një ekip. Ose më mirë: është herë pas here dhe pastaj kthehet në errësirë.

Nuk ka vazhdimësi, me shumë luhatje. Në Salerno nuk kishte një kolektiv, por grup lojtarësh të shpërndarë nëpër fushë. Secili bën sipas vetes. Mbrojtja është në vështirësi, sepse sulmuesit nuk i japin ndihmë. Ky është problemi i vërtetë.

Lëndimet? Kjo varet edhe nga fakti se loja nuk është pothuajse asnjëherë kolektive, por individuale. Kur bën gjithçka vetëm, është më e lehtë të hasësh në probleme fizike.

Çfarë duhet të bëni tani? Nuk mendoj se problemi do të zgjidhet me largimin e trajnerit. Pioli ka bërë gjëra të shkëlqyera, por nuk ka arritur t’i japë vazhdimësi punës së tij. Nuk e di nëse dikush tjetër është në gjendje t’i japë vazhdimësi kësaj skuadre.

Për mendimin tim, në merkaton e verës janë blerë vetëm lojtarë të huaj, të cilët nuk vinin nga përvoja të shkëlqyera dhe, për më tepër, duhej të mësoheshin me futbollin italian. Duhet të kuptojmë se është e komplikuar që një djalosh, i cili vjen nga jashtë, të përshtatet me ne.

Edhe kampionët e mëdhenj kanë pasur vështirësi në Itali. Nëse ndërton një ekip krejtësisht të ri, të bazuar te të huajt, do të duhet të kesh durim. Por durimi në futboll, dihet se është një mall i rrallë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat