Mezani: Na gëzon kjo pikë

Futboll

Mezani: Na gëzon kjo pikë

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 14:42
Mezani

Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani e ka vlerësuar të madhe pikën e fituar ndaj kampionit të Kosovës në futboll, Ballkanit.

Por Mezani thotë se janë ende në borxh ndaj tifozëve të Gjilanit.

“Si kanë shkuar gjërat, ndoshta nuk do ta kemi si dhuratë këtë pikë, pasi jemi në borxh të madh me tifozët.

Janë tifozëria më e mirë në Kosovë.

Nuk është tifozëri që ofendon, por mbështet ekipin maksimalisht.

Prandaj, jemi borxhli derisa ta dërgojmë në vendin e duhur këtë skuadër. Na gëzon kjo pikë për të arritur objektivat.

Është pikë morali përballë Ballkanit”, ka thënë Mezani. Ai thotë se Gjilani për stinorin pranveror do të përforcohet me disa lojtar cilësor. “

Tani fillon puna më e madhe për ne, pasi jemi të detyruar të bëjmë transferime të duhura në pozita të ndryshme. Do të mundohemi të bëjmë përzgjedhjet më të mira të duhura”, është shprehur Mezani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat