Aliti kontribuon me asist në fitoren e Alanyasporit

Futboll

Aliti kontribuon me asist në fitoren e Alanyasporit

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 00:13
Fidan Aliti

Mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti ka kontribuar në fitoren e Alanyasporit në shtëpi kundër Samsunsporit në kuadër të xhiros së 17-t të Superligës së Turqisë.

Alanyaspori, të hënën triumfoi me rezultatin 3:1 për ta regjistruar fitoren e pestë këtë edicion.

Aliti luajti gjatë tërë ndeshjes tek Alanyaspori, ndërsa asistoi në golin e tretë të ekipit të tij, të cilin e shënoi Nicolas Janvier në minutën e tretë të kohës shtesë për ta vulosur rezultatin e takimit.

Tek Alanyaspori, titullar ishte edhe Florent Hadërgjonaj, i cili u zëvendësua në minutën e 89-të, ndërsa kjo fitore ka ngritur ekipin në kuotën e 20 pikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat