Chelsea e ka nxjerr në shitje, Marc Cucurella drejt rikthimit në La Liga

Futboll

Chelsea e ka nxjerr në shitje, Marc Cucurella drejt rikthimit në La Liga

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 09:41
Marc Cucurella

Marc Cucurella bëri shumë bujë me transferimin te Chelsea në verën e vitit 2022 nga Brighton për shumën e 65 milionë eurove.

Megjithatë mbrojtësi spanjoll nuk ka arritur të lë gjurmë në Stamford Birdges dhe largimi i tij nga londinezët është i pashmangshëm.

Reprezentuesi spanjoll është i lënduar dhe do të jetë edhe për disa muaj jashtë fushave, nga ana tjetër Chelsea po mundohet ta heq qafe atë.

Megjithëse periudhat fillestare të rikuperimit të Cucurella nuk ishin inkurajuese, informacionet e fundit sugjerojnë se ai mund të rikthehet në mes të shkurtit, duke avancuar kohët e pritshme.

Ky fakt ka zgjuar interesimin e Sevillas, trajneri i ri i së cilës kërkon të përforcojë linjën e mbrojtjes me një mbrojtës krahu me përvojë.

Nënshkrimi, edhe pse i rrezikshëm për shkak të dëmtimit të Cucurellas, paraqitet si një mundësi për Sevillan.

Cucurella nuk do të jetë menjëherë në dispozicion, lojtari pritet të rikuperohet shpejt dhe të kontribuojë me përvojën e tij në fazën vendimtare të sezonit.

Edhe pse kontrata e tij me Chelsean zgjat deri në vitin 2028, mungesa e mundësive në skuadrën angleze dhe marrëdhënia me trajnerin mund t’i hapë rrugën një marrëveshjeje me Sevillan.

Sevilla po synon huazimin e tij për gjashtë muaj me drejtë blerje për shumën e 25 milionë eurove, shumë që është shumë më e vogël se sa pagoi Chelsea një vit e gjysmë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat