Zaneti: Sezon pozitiv për mua dhe Interin

Futboll

Zaneti: Sezon pozitiv për mua dhe Interin

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 18:07
Zaneti

Havier Zaneti e ka përkufizuar si pozitiv 2023-shin për të dhe për Interin, një vit që i pa zikaltrit të mbërrinin në finalen e Ligës së Kampioneve pas 13 vitesh.

Në një intervistë për median argjentinase “Telamin”, 50-vjeçari bëri një bilanc të vitit duke folur edhe për Argjentinën.

“2023 ishte një vit pozitiv për mua dhe për Interin.

Një vit i mrekullueshëm përfundoi, unë mbusha 50 vjeç, një numër i bukur.

Por kur mendoj për të gjithë udhëtimin jam krenar”, tha zëvendëspresidenti i Interit, që u ndal më pas te kombëtarja bardhekaltër, ku është në pikëpyetje vazhdimi i Lionel Skalonit në stoli.

“Skaloni ka folur për një lamtumirë të mundshme dhe ka thënë atë që ka ndjerë,

unë nuk shoh ndonjë strategji pas deklaratave të tij. Nuk e di nëse bëhet fjalë për ekonominë, mendoj se ishte e sinqertë dhe me siguri së bashku me presidentin e federatës do të gjejnë një zgjidhje që Kombëtarja e Argjentinës të vazhdojë të jetë elitare”, tha Zaneti, lojtari i tretë (143) që ka veshur më së shumti fanellën, fanellën “albiçeleste” pas Lionel Messit (180) dhe Havier Maskeranos (147).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat