Një gjyqtar me ngjyrë drejton një ndeshje të Premier League

Futboll

Një gjyqtar me ngjyrë drejton një ndeshje të Premier League

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 19:25
Sam Allison

Një gjyqtar me ngjyrë drejton një ndeshje të Premier League!

Pas debutimit të një gjyqtareje femër në një ndeshje të Premier League, me Rebecca Welch të shtunën e kaluar në Fulham-Burnley, lidershipi anglez rezervon sot rikthimin e një arbitri me ngjyrë në këtë kampionat 15 vite pas paraqitjes për herë të fundit.

Për herë të fundit, ishte sezoni 2007-2008 me Uriah Rennie i cili drejtoi një ndeshje në Premier League, i cili kishte që nga viti 1997 që e bënte këtë gjë.

Por sot, 42-vjeçari Sam Allison u zgjodh për të gjykuar ndeshjen e sotme mes Sheffield dhe Luton.

Aktualisht, janë 32 mijë gjyqtarë që gjykojnë në futbollin anglez, por vetëm 8% e tyre janë me ngjyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat