Kampionati i Maqedonisë me 6 skuadra shqiptare e 6 maqedonase?

Futboll

Kampionati i Maqedonisë me 6 skuadra shqiptare e 6 maqedonase?

Nga: K. Goca Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 20:40
Struga Trim Lum

Gjithçka është e mundur në edicionin e ri 2024-2025!

Tani në elitën e futbollit maqedonas janë 5 skuadra shqiptare, kampioni në fuqi dhe kampioni vjeshtor, Struga Trim Lum, pastaj Shkëndija e Tetovës, Shkupi, Gostivari e Voska Ohrit.

Nga ana tjetër Besa e Dobërdolit është kampione vjeshtore e Ligës së dytë të Maqedonisë së Veriut.

Nëse asnjë ekip shqiptare nuk bie dhe Besa do të hyjë në elitë, do të kemi 6 skuadra shqiptare, baras me maqedonasit.

Pra, për herë të parë në histori, liga pritet të jetë 50 me 50.

Do të jetë një bukuri futbollit të janë në elitë Struga Trim Lum, Shkëndija e Tetovës, Shkupi, Gostivari, Voska Ohrit dhe Besa e Dobërdolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat