Emocione në ‘Old Trafford’, Manchester Utd humbjen 0:2 e shndërron në fitore

Futboll

Emocione në ‘Old Trafford’, Manchester Utd humbjen 0:2 e shndërron në fitore

Nga: K.G. Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 22:57
Pamje nga ndeshja

Në 26 minutat e parë "Old Trafford" me heshtje! 

Aston Villa avancoi me rezultat 0:2. 

Emocione në ‘Old Trafford’!

Image

Përmbysja e madhe ndodhi në pjesën e dytë.

Manchester Utd ngadhënjeu me rezultat 3:2 ndaj Aston Villës. 

Një ndeshje për t'u mbajtur mend, ndërsa trajneri i Manchester Utd, Ten Hag mbetet pa frymë në pjesën e parë nga rezultati dhe stresi se mund të humbin. 

Por pjesa e dytë ndryshoi rrjedhën e lojës. 

McGinn (21') e Dendoncker (26') shënuan për epërsinë 0:2 të Aston Villës. 

"Djajtë e kuq" treguan lojë të madhe në 45 minutat e dytë duke shënuar tre herë përmes futbollistëve Garmacho (59' e 71') dhe Hojlund (82'). 

Pas javës së 19-të në Premier League, Liverpooli kryeson me 42 pikë, pasojnë Arsenali me 40 (një ndeshje më pak), Aston Villa 39, Tottenham 36 (një ndeshje më pak), Manchester City 34 (dy ndeshje më pak), Manchester Utd 31, West Ham 30 (një ndeshje më pak), Newcastle 29 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat