Vendos një rekord të ri

Futboll

Vendos një rekord të ri

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 11:39
Jyrgen Klop

Vendos një rekord të ri!

Trajneri gjerman, Jyrgen Klop, ka vendosur një rekord të ri në Premier Ligë pas fitores së Liverpulit në “Boxing Day” ndaj Barnlit, në transfertë me rezultatin 0-2.

Sipas faqes së specializuar të statistikave “OPTA”, Klop tani ka fituar gjashtë ndeshje në “Boxing Day”, duke u bërë trajneri i pare, me një rekord prej 100 për qind të fitoreve në këtë ditë, në historinë e Premier Ligës.

Për Liverpulin kjo ishte ndeshja e tyre e fundit për vitin 2023, ndërsa vitin 2024 do ta nisin në një përballje ndaj Njukasëllit, më 1 janar në stadiumin “Anfilld”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat