Pioli ka humbur shkëlqimin

Futboll

Pioli ka humbur shkëlqimin

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 13:11
Stefano Pioli

Stefano Pioli ka mbetur vetëm te Milani. Kuqezinjtë janë 11 pikë larg kryesuesve të Interit që në dhjetor dhe janë eliminuar nga Champions League.

Këto rezultate nuk flasin në favor të teknikut, ndërsa pritshmëritë në fillim të sezonit ishin shumë të mëdha.

Tekniku është kritikuar shumë dhe duket se tashmë nuk arrin që të jetë vendimtar si dikur.

Sipas “La Repubblica”, drejtuesit e klubit kanë dashur të shkarkojnë Piolin, por vetëm rrethanat kanë shpëtuar teknikun.

Milani mendonte që ti besonte stolin Christophe Galtier por tekniku vazhdoi karrierën në Katar me Al-Duhail.

Edhe Marcelo Gallardo, që pëlqehej nga italianët firmosi në Arabinë Saudite me Al Ittihad, duke prishur planet e drejtuesve kuqezi, që u detyruan të vazhdojnë me Piolin.

Tifozët e Milanit po mësohen me idenë se njëri mes Roberto De Zerbit dhe Antonio Contes do të jetë trajneri i skuadrës kuqezi në sezonin 2024-2025.

Trajneri aktual i Brighton ka përkrahjen e më shumë tifozëve, ndërsa Conte pëlqehet nga Zlatan Ibrahimoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat