Të shtunën përballja me “Verdhekuqtë”

Futboll

Të shtunën përballja me “Verdhekuqtë”

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 15:43
Allegri

Të shtunën përballja me “Verdhekuqtë”!

Të shtunën mbrëma, “Bardhezinjtë” e Juventus do të presin në “Allianz Stadium” të Torinos, “Verdhekuqtë” e Roma-s, në përballjen e fundit të vlefshme për këtë vit kalendarik, si dhe më të rëndësishme, për javën e 17-të të kampionatit italian të futbollit, Serie A,

Për këtë sfidës, tekniku i “Zonjës së Vjetër”, Massimiliano Allegri do të përpiqet të hedhë më të mirë në fushën e blertë, mirëpo nuk do të jetë e lehtë, me “strategun” italian që është gjatë gjithë kohës, me “kokën mbrapa”, nga infermieri, pas problemeve fizike, që Federico Chiesa e Manuel Locatelli treguan në përballjen e fundit, ndaj Frosinone.

Megjithatë, të dy lojtarët kanë zhvilluar seanca individuale stërvitore, për të mos përshkallëzuar situatën, në një dëmtim të padëshirueshëm dhe duket se gjithçka do të jetë në rregull, për sfidën e së shtunës, ndaj një rivali tepër të fortës, siç është edhe Roma e teknikut Jose Mourinho..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat