Capello i del në mbrojtje Piolit

Futboll

Capello i del në mbrojtje Piolit

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 17:39
Capello e Pioli

​I eliminuar nga Champions League, në vendin e 3-të në Serie A, 11 pikë prapa liderit Inter dhe me disa lojtarë që mungojnë për shkak dëmtimi.

Ka qenë një sezon i vështirë për Milanin dhe trajneri i skuadrës kuqezi, Stefano Pioli, është vënë në qendër të kritikave, por Fabio Capello nuk pajtohet me me këtë.

Ish-trajneri i “Djallit” flet për ecurinë e skuadrës në Grupin F të Champions League.

Në një kolonë opinioni në gazetën italiane “Gazzetta dello Sport”, ish-trajneri 77-vjeçar argumenton se Milani duhet të fokusohet në forcimin e organikës.

“Tani nuk ka kuptim të ndryshosh trajnerin, por Pioli duhet të gjejë zgjidhje. Të vazhdosh të këmbëngulësh për të njëjtën gjë nuk është mirë”.

Capello i jep indicie Piolit se ku duhet ndërhyrë në merkaton e dimrit.

“Mesfusha është motori i skuadrës. Unë do të ndërhyja në këtë repart. Dy vjet më parë, Pioli kishte në dispozicion një mesfushë të frikshme: Tonali, Kessie, Bennacer dhe Calhanoglu (…). Tani mungojnë lojtarët qendrorë. Gjërat duhet të ndryshojnë. Por shkarkimi i Piolit tani nuk ka kuptim,” argumentoi Capello, i cili u shpreh me dyshime mbi rolin e Zlatan Ibrahimovicit te “Djalli” si këshilltar i presidentit të klubit, Gerry Cardinale.

“Ai ishte një kampion dhe është një person inteligjent. Por rreziku është që ai të dëmtojë lidershipin e Piolit. Problemi nuk është egoja e tij, por ajo që ai duhet të bëjë praktikisht. Sinqerisht, nuk e kuptoj dhe prandaj është e vështirë të flas për këtë”, përfundoi Capello.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat