Barcelona e kërkon me ngulm sulmuesin anglez

Futboll

Barcelona e kërkon me ngulm sulmuesin anglez

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 20:15
Mason Greenwood

Barcelona duket se është tepër e interesuar për të firmosur me Mason Greenwood.

22-vjeçari është një lojtar i Manchester United, por aktualisht është i huazuar te Getafe.

Lojtari anglez duket se është duke rigjetur formën e tij pas një pushimi të gjatë jashtë fushave.

Me Getafen, në 15 ndeshje ai ka realizuar 5 gola dhe ka asistuar 4 herë.

Sipas gazetarit spanjoll, Adrian Sanchez, Barcelona është duke kërkuar herë pas here informacione nga Manchester United për kushtet e transferimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat