Milevski: Miqësorja me Kroacinë, konfirmim i statusit tonë

Futboll

Milevski: Miqësorja me Kroacinë, konfirmim i statusit tonë

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 13:23
Milevski

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka konfirmuar ndeshjen miqësore me Kroacinë, e cila do të zhvillohet me 3 qershor të vitit 2024 në Rijekë.

“Jemi të kënaqur që do të luajmë një ndeshje kontrolluese kundër Kroacisë, një prej skuadrave më të forta evropiane.

Ky është një konfirmim i statusit tonë, kombëtaret e forta e shikojnë përfaqësuesen tonë me shumë respekt.

Ndeshja do të jetë një mundësi e shkëlqyer për ne, që të përparojmë si skuadër dhe sigurisht që të përpiqemi të rrisim konkurrencën në skuadër para fillimit të ndeshjeve kualifikuese”, ka thënë seleksionuesi Bllagoja Milevski.

Ndeshjen e fundit kundër Kroacisë, Maqedonia e ka luajtur më 12 tetor 2012, në eliminatoret e Botërorit 2014, në të cilën është mposhtur me rezultat 2:1..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat