Real dhe Bayern luftojnë për t`i siguruar shërbimet e Varane

Futboll

Real dhe Bayern luftojnë për t`i siguruar shërbimet e Varane

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 13:39
Varane

Gjigantët e futbollit Bayern Munich dhe Real Madrid po luftojnë për siguruar nënshkrimin e mbrojtësit francez dhe kampionit të botës 2018, Raphael Varane (30-vjeç), i cili është në prag të  largimit nga Manchester United.

Të dy klubet kanë probleme me mbrojtësit dhe sipas shtypit gjerman dhe spanjoll, zgjedhjen e shohin te 30-vjeçari Varane.

Reali do të jetë pa David Alaba dhe Eder Militao deri në fund të sezonit, ndërsa Bayern do të jetë pa Kim Min-jae dhe Nusair Mazraoui, të cilët do të marrin pjesë në Kupat e Azisë dhe Afrikës.

Klubi madrilen mund të ketë një avantazh të caktuar pasi francezi veshi fanellën e Realit për dhjetë vjet para se të transferohej në ‘Old Trafford’ në korrik 2021.

Mbrojtësi francez u transferua në Ishull për 40 milionë euro, por ai nuk është në planet e Eric ten Haag.

Kontrata e Varane skadon në fund të këtij sezoni dhe spekulohet se kompensimi mund të jetë rreth 20 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat