Inzaghi para ndeshjes me Genoan: Jemi ambiciozë

Futboll

Inzaghi para ndeshjes me Genoan: Jemi ambiciozë

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 17:16
Inzaghi

Me një fitore ndaj Genoas, Interi do të ishte kampion dimri me një javë të lirë. Pas suksesit në shtëpi kundër Leçes, zikaltërit dalin në fushë në Ferraris në një ndeshje që fsheh gracka:

“Do të jetë një ndeshje e vështirë sepse Genoa është në një moment të shkëlqyer, ka lojtarë cilësorë dhe një trajner shumë të përgatitur.

Do të duhet një ndeshje e kujdesshme dhe me intensitet të madh”, ka komentuar në Simone Inzaghi.

Genoa është një skuadër kameleonike që ka luajtur në mënyra të ndryshme këtë sezon, por trajneri i zikaltërve është gati për çdo gjë: “Do të shohim se si do të dalin në fushë, por parimet tona do të mbeten gjithmonë të njëjta si dhe fizionomia e lojës.

Do të kemi disa mungesa - pohoi Inzaghi - por për ne rotacioni duhet të jetë një zgjidhje e shkëlqyer dhe jo problem. Këtë e kemi treguar tashmë në të kaluarën”.

Interi vjen në Ferraris me sulmin më të mirë në Serinë A: "Jemi të kënaqur me shifrat tona deri tani, por do të duhet të vazhdojmë të bëjmë mirë si në fazën sulmuese ashtu edhe në atë mbrojtëse.

Sekreti qëndron në disponueshmërinë e madhe të të gjithë lojtarëve, grupi është shumë solid dhe djemtë shkojnë mirë. Përqafimi kolektiv pas golit të Barella kundër Lecce ishte i bukur, solidariteti i grupit është thelbësor”.

Interi e mbyll 2023-shin tashmë duke e ditur se ka shënuar më shumë pikë se kushdo tjetër në vitin kalendarik: "Ky ishte një vit plot kënaqësi, fituam një trofe dhe luajtëm në finalen e Champions League ishte stimuluese.

Të mos harrojmë atë që arritëm, por ne kemi shumë ambicie dhe me këtë po shikojmë vitin 2024”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat