Zirkzee ka një klauzolë që vlen vetëm për një ekip

Futboll

Zirkzee ka një klauzolë që vlen vetëm për një ekip

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 17:58
Zirkzee

Zirkzee i befasoi të gjithë dhe tashmë është në shënjestrën e shumë klubeve të mëdhenj në Europë. Sulmuesi i Bologna-s është një nga protagonistët e këtij fillimi përrallor të sezonit nga skuadra e Thiago Motta-s.

19 paraqitje, tetë gola dhe katër asiste mes Serisë A dhe Kupës së Italisë për sulmuesin holandez, i cili mbërriti për 8 milionë nga Bayern Munich.

Sezonin e kaluar paratë e shpenzuara nga klubi emilian dukeshin të ekzagjeruara për një lojtar që nuk kishte pasur asnjë ndikim në skuadër, por investimi po nxjerr fryte në mënyrë të shkëlqyer në këto pak muaj.

Në orët e fundit është folur për Manchester United që është shumë i interesuar për numrin 9 të Bolognas dhe gjithashtu disa skuadra italiane do ta shikonin me vëmendje futbollistin holandez, por ditët e fundit është folur për një klauzolë lirimi të pranishme në kontratën e Zirkzee.

Shifra është 40 milionë euro por vetë drejtori sportiv i klubit kuqeblu ka folur në një intervistë për La Gazzetta dello Sport për ofertat e marra për Zirkzee dhe klauzolën:

“Ne nuk kemi marrë asnjë telefonatë dhe në çdo rast nuk do të përgjigjemi. Joshua është një pjesë unike. Klauzola? Vlen vetëm për Bayernin, për të tjerët çmimi është i hapur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat