Oferta nga Arabia Saudite

Futboll

Oferta nga Arabia Saudite

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 13:09
Politano

Ka hyrë në sezonin e ti të 5, me “Blutë” e Napoli,.

Mirëpo ky edicion mund të jetë i fundit, për “fantazistin” italian të krahut, të djathë të fushës, Matteo Politani, me këtë të fundit, që ende nuk ka arritur një akrod, për të rinovuar kontratën, me 3 herë kampionët e Italsë dhe nga kjo situatë kërkon të përfitojë një klub arab.

Bëhet fjalë për skuadrën e “Al-Shabab”, teksa sipas raportimeve më të fundit, të mediave italian, drejtuesit e klubit saudit kanë bërë ofertën e parë zyrtare, për kartonin e italianit, si dhe prej disa javësh tashmë, arabët kanë nisur kontaktet edhe me lojtarin e agjentët e tij.

Ndërkaq, kujtojmë se Politano ka një kontratë me “Blutë” e jugut të Italisë, deri në verën e vitit 2025, ndërsa në orët e fundit lojtari ka refuzuar të flasë për të ardhmen e tij, duke ngritur shumë pikëpyetje për “aventurën” e tij të radhës, në karrierë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat