Interi, për rekordin e 40 fitoreve në një vit kalendarik

Futboll

Interi, për rekordin e 40 fitoreve në një vit kalendarik

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Interi do të sfidojë në transfertë Xhenoan në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Serisë A. Ja statistikat e përballjeve mes tyre:

– Xhenoa nuk e ka gjetur rrjetën në tetë ndeshjet e fundit kundër Interit në Serinë A. Skuadra e fundit me një seri më të gjatë pa gola kundër një kundërshtari të vetëm në kompeticion ishte Kaljari, kundër Kievos (9, midis dhjetorit 2011 dhe nëntorit 2016).

– Xhenoa ka barazuar 20 ndeshje në shtëpi në Serinë A kundër Interit, me 18 fitore për kuqeblutë dhe 17 suksese për zikaltrit për të plotësuar bilancin. Ligurianët kanë arritur më shumë barazime në shtëpi vetëm kundër Fiorentinës (21) në kompeticion.

– Xhenoa mbeti e pamposhtur në dy ndeshjet e fundit të kampionatit, ku kemi barazimin ndaj Juventusit dhe fitoren ndaj Sasuolos. Skuadra e Xhilardinos mund të shmangë humbjen në tre ndeshje radhazi për herë të parë këtë sezon të Serisë A, ndërsa hera e fundit që ata arritën dy suksese radhazi në këtë kompeticion daton në periudhën midis janarit dhe shkurtit 2021 (tre në atë rast ).

– Xhenoa mbeti e pamposhtur në katër ndeshjet e fundit të kampionatit në shtëpi (2F, 2B), pasi humbi dy nga katër të parat e këtij turneu (1F, 1 B). Ligurianët nuk kanë pasur një seri më të mirë në shtëpi në kompeticion që nga marsi 2022 (1F, 4B).

– Interi ka arritur në 39 fitore në të gjithë kompeticionet në vitin kalendarik 2023. Me një sukses kundër Xhenoas do të barazonte rekordin e tyre historik të sukseseve të arritura në një vit të vetëm kalendarik (40 në 2005).

– Për herë të parë në historinë e tyre në Serie A, Interi ka pësuar vetëm 7 gola pas 17 ndeshjeve të sezonit. Për më tepër, nëse ata gjithashtu nuk pranojnë gola kundër Xhenoas, zikaltrit do të bëheshin vetëm skuadra e tretë në historinë e turneut që regjistron 13 ndeshje me portën e paprekur pas 18 ndeshjeve në një sezon të vetëm të Serisë A, pas Juventusit në 1965/66 dhe Kaljarit në 1966/67.

– Interi ka pësuar vetëm 2 gola në 8 ndeshjet e para si mysafir këtë sezon. Para këtij sezoni, vetëm tri skuadra kishin pranuar kaq pak gola pas tetë ndeshjeve të para jashtë të luajtura në një turne të Serisë A, konkretisht Milani në 1971/72, 1987/88 dhe 2004/05, Torino në 1976/77 dhe në 1983/84 dhe Juventusi në 2014/15 . I vetmi me 2 gola të pësuar pas 9 ndeshjeve të para jashtë shtëpisë ishte Milani 2004/05. – Albert Gudmundson është lojtari që ka shënuar më shumë gola në përqindje për ekipin e tij këtë sezon në Serie A: 39% (7 nga 18 golat totale të Xhenoas).

– Henrik Mikhitarian shënoi tre gola kundër Xhenoas në Serinë A, kundër asnjë ekipi nuk ka bërë më mirë. Kundër kuqebluve ai shënoi tripletën e tij të vetme në kompeticion, më 8 nëntor 2020, me fanellën e Romës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat