Plani i Orges Shehit te Partizani

Futboll

Plani i Orges Shehit te Partizani

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 15:06
Shehi e Cara

Orges Shehi  nuk ka humbur kohë dhe menjëherë pas prezantimit të Partizani nisi me stërvitjen e skuadrës.

Trajneri durrsak kërkon që sa më shpejt të jetë e mundur të arrijë të ambientohe tme të gjithë lojtarët dhe të përçojë tek skuadraa idetë e tij.

Për këtë ish-i i Tiranës ka vendosur që fazën përgatitore ta zhvillojë në Turqi.

Në tokën turke, saktësisht në Antalya do të ketë mundësinë të njohë rendimentin e çod lojtari dhe të praktikojë idetë e tij. Dita e sotme do të jetë dita e fundit e stërvitjeve, me skuadrën që do të rikthehet në fushë më 2 janar në Turqi dhe do të qëndrojnë deri më 10 janar.

PIkërisht klubi ka parashikuar edhe dy ndeshje miqësore për t’i dhënë mundësinë Shehit të provojë lojtarët dhe të mbajë larg formën e tyre.  Skuadar azere Neftçii Baku dhe  ajo holandeze Volendam mësohet se janë kundërshtarët e demave për miqësoret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat