Shefki Kuqi merr drejtimin e skuadrës që garon në Superligën e Kosovës

Futboll

Shefki Kuqi merr drejtimin e skuadrës që garon në Superligën e Kosovës

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 15:22
Shefki Kuqi

Legjenda shqiptare e futbollit, Shefki Kuqi, është gati për të nisur aventurën e tij të parë si trajner në futbollin e Kosovës.

Ai ka arritur marrëveshje tashmë me Feronikelin ’74, skuadër të cilën do ta drejtojë për së paku deri në fund të sezonit.

Feronikeli ’74 për Kuqin do të jetë skuadra e katërt në karrierën e tij si trajner, pas FC Honka, PK-35 dhe FC Inter Turku.

“Nikli” sezonin vjeshtor e ka mbyllur në pozitën e shtatë, me 21 pikë të grumbulluara pas 18 xhirove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat