Ten Hag: Rasmus tashmë do të shënojë më shumë gola

Futboll

Ten Hag: Rasmus tashmë do të shënojë më shumë gola

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 17:16
Erik Ten Hag

Gjatë konferencës së tij për shtyp sot, trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag, është fokusuar te Rasmus Hojlund. Ish-sulmuesi i Atalantas e theu ngërçin duke shënuar në fitoren 3-2 kundër Aston Villa.

“Më duhet ta përsëris veten, por i besoj atij. E dija se ai mund të shënonte në Premier League.

Golat e tij në Champions League dhe në Danimarkë treguan atë që ai bëri si lojtar i ri në Austri, në Itali dhe ai është një personazh shumë i fortë.

Por, padyshim, ky gol do t’i japë atij besim se ai do të shënojë më shumë gola nga ky moment, jam i sigurt për këtë”, është shprehur trajneri holandez..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat