Superliga europiane “josh” klubet shqiptare: Ftesa, për të gjithë

Futboll

Superliga europiane “josh” klubet shqiptare: Ftesa, për të gjithë

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 18:35
Laporta e Perez

Superliga europiane, projekti i ideuar për “elitën” e futbollit në kontinent, ka ndryshuar format dhe tashmë është gati t’u hapë dyert edhe skuadrave nga kampionatet me më pak shikueshmëri e ndikim, si është ai shqiptar.

Konfirmimi ka ardhur zyrtarisht për “Panorama Sport” nga zyra për shtyp e kompanisë “A22”, e cila po merret me organizimin e këtij turneu, parashikon të shpenzojë 15 miliard euro për tri sezonet e para.

“Në datën 21 dhjetor kemi paraqitur një propozim të ri për garat europiane të klubeve për meshkuj dhe femra.

Në javët në vijim, ne do të diskutojmë propozimin me të gjitha klubet e interesuara në të gjithë Europën.

Procesi i kualifikimit për kompeticionin është padyshim një element kritik i formatit dhe në këtë pikë nevojitet më shumë punë e dialog me klubet dhe ligat për të përcaktuar detajet e sakta. Ajo që mund të themi është se aksesi në Superligën Europiane duhet të jetë njëlloj i hapur për të gjitha ligat dhe të përcaktohet në bazë të performancës së klubit në vend”, u shpjegua nga zyra për shtyp e kësaj organizate.

Ndërkaq, kompania në fjalë preferon për momentin të ruajë anonimitetin e të gjitha klubeve që mund të kontaktojë për t’u bërë pjesë e projektit të ri.

Ju lutem, kuptoni që ne nuk mund të komentojmë bisedat që po bëjmë me klube individualisht”, shpjegohet në “e-mail”- in që iu kthye si përgjigje gazetës rreth përfshirjes së futbollit shqiptar në turneun që mund të revolucionarizojë futbollin në Europë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat