​Lloris drejt Amerikës

Futboll

​Lloris drejt Amerikës

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 21:45
Hugo Lloris

Siç bëhet e ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, portieri francez, Hugo Lloris po bëhet me skuadër të re.

Lloris ka arritur akord verbal me skuadrën amerikane, Los Angeles FC.

Marrëveshja do të jetë e përhershme për Lloris, i cili po largohet nga Tottenhami pas plot 11 viteve.

Lloris do të nënshkruajë marrëveshje një vjeçare me Los Angeles FC, me opsionin për ta vazhduar më tej në vitet në vazhdim.

Dokumentet do të jenë të gatshme së shpejti, do të nënshkruhen e më pas Lloris do të zyrtarizohet te skuadra amerikane, Los Angeles FC. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat