Ideja e re e norvegjezit

Futboll

Ideja e re e norvegjezit

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 12:40
Erling Haaland

Sulmuesi i Manchester City-t, Erling Haaland nuk rresht së mahnituri.

Përkohësisht jashtë për shkak dëmtimi, norvegjezi gjen gjithmonë një mënyrë për t’i bërë njerëzit të flasin për të, qoftë në fushë apo jashtë saj.

Këtë herë ai ka vepruar direkt nga shtëpia e tij ku pushon dhe rikuperohet nga problemet fizike, duke hedhur një hap drejt botës së… modës.

Sipas asaj që raporton The Sun, futbollisti do të kishte kërkuar të drejtën e autorit për markën e inicialeve të tij (EHB) me qëllim që të hidhej në këtë aventurë të re.

Gjithashtu sipas burimit, Erling mund të krijojë një markë në emrin e tij e cila në thelb do të përbëhej nga… pizhame. Haaland në fakt është një adhurues i madh i kësaj veshjeje dhe pikërisht kështu shfaqet shpesh përmes profileve të tij sociale.

Pra, ideja është për të krijuar një linjë veshjesh të tijën dhe për të qenë në gjendje ta tregtojë atë edhe nëse, në realitet, nuk do të ishte saktësisht e re.

Ai ka bërë tashmë një përparim në këtë drejtim qershorin e kaluar, por kërkesa e tij u refuzua në Norvegji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat