Broja rikthehet titullar

Futboll

Broja rikthehet titullar

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 13:31
Formacionet

Broja rikthehet titullar, kërkon golin në ndeshjen e fundit të vitit!

Armando Broja rikthehet titullar te Chelsea, teksa do të nisë nga minuta e parë ndeshjen e fundit të vitit për londinezët.

Trajneri Pochettino i ka besuar sulmuesit kuqezi udhëheqjen e repartit të avancuar në transfertën ndaj Luton, e cila starton në orën 13:30 në ekranin e SuperSport 2…

Sulmuesi 22-vjeçar shqiptar ka shënuar vetëm një gol me fanellën e Chelsea-t këtë sezon dhe do të provojë të gjejë rrjetën edhe për të bindur drejtuesit e klubit se mund të vazhdojë të japë kontributin e tij ende te londinezë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat