Chelsea mendon blerjen e Buongiorn nga Torino

Futboll

Chelsea mendon blerjen e Buongiorn nga Torino

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 13:33
Alessandro Buongiorno

Alessandro Buongiorno është emri i lidhur me një kalim te Chelsea gjatë janarit.

Trajneri i Chelseas, Mauricio Pochettino ka lënë të kuptohet tashmë për mundësinë e sjelljes së përforcimeve gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Futbollisti italian ka kontratë me Torinon deri në vitin 2028 dhe skuadra angleze ka propozuar për klubin italian një ofertë prej 34 milionë funtesh.

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo ka theksuar se futbollisti dëshiron të vazhdojë ende me skuadrën. 

“Ai [Buongiorno v.j.] më tha se ishte i lumtur të qëndronte. Ka një marrëveshje mes nesh. Prandaj, nuk po mendoj ta shes", është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat