​Marrëveshja drejt dështimit për Todibon, Tottenhami afër transferimit të mbrojtësit të Genoas

Futboll

​Marrëveshja drejt dështimit për Todibon, Tottenhami afër transferimit të mbrojtësit të Genoas

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 16:14
Radu Dragusin.

Siç bëhet e ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, skuadra e Tottenhamit po përgatitet për ta dërguar ofertën e parë drejt Genoas për mbrojtësin, Radu Dragusin.

Dragusin po shihet si zëvendësuesi ideal i Christian Romeros në repartin e mbrojtjes.

Bisedimet kanë filluar dje mes Tottenhamit dhe Genoas, ndërsa marrëveshja për mbrojtësin e Nice, Jean-Clair Todibo është afër dështimit.

Trajneri i Tottenhamit, Postecoglou e ka aprovuar transferimin e Dragusin, dhe ai e dëshiron mbrojtësin të jetë i gatshëm për javën tjetër.

Dragusin pritet t’i kushtojë Tottenhamit afro 30 milionë euro, më lirë se Jean-Clair Todibo, i cili vlerësohet nga Nice afro 45-50 milionë euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat