Barça ka gati ofertën për yllin që po mahnit në La Liga

Futboll

Barça ka gati ofertën për yllin që po mahnit në La Liga

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 18:13
Laporta

Ndër surprizat e fazës së parë të La Ligës 2023-24 është edhe Getafe.

Pasi ka arritur një mbijetesë më shumë se të vështirë sezonin e kaluar, klubi madrilen po lundron në anën e majtë të tabelës dhe ëndërron atë Europë të vizituar tashmë në vitin 2020 (raundi i 1/8-ave i Europa League).

Një nga protagonistët, me të vërtetë forca e vërtetë lëvizëse e ekipit të Bordalas, është Mason Greenwood.

I nënshkruar mes një mijë dyshimesh në fund të merkatos së verës në formë huazimi nga Manchester United, pas më shumë se shtatë muajsh pa parë fushën, talenti i lindur në 2001 u bë menjëherë një faktor, duke u bërë autor i pesë golave, katër asisteve dhe i një serie paraqitjesh që zgjuan interesimin e klubeve më të mira europiane.

Mes këtyre është edhe Barcelona, ​​e cila tashmë po studion strategjinë për të siguruar lojtarin verën e ardhshme.

Getafe ka arritur të siguronte një përqindje të shitjes së ardhshme të lojtarit nga United, por performancat e Greenwood rrezikojnë që kostoja e çmimit të tij të rritet jashtëzakonisht, për kënaqësinë e Djajve të Kuq.

Sipas asaj që raportohet nga Sun, Barça do të ishte gati të investonte 40 milionë për Greenwood dhe të joshte lojtarin duke i premtuar atij fanellën me numrin 10.

Sigurisht që jo ndonjë fanellë çfarëdo në historinë e futbollit, por ajo që i përkiste Lionel Messit prej vitesh dhe që pas lamtumirës së Pleshtit nga katalanasit kaloi mbi supet e Ansu Fatit, këtë vit i huazuar te Brighton.

Për momentin, Grenwood po mendon vetëm ta mbyllë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke marrë kështu hak ndaj United, i cili e përjashtoi nga skuadra janarin e kaluar pas akuzave për dhunë ndaj ish-të dashurës së tij, për të cilat Greenwood u shpall i pafajshëm më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat