Pioli: Klubi ka besim te unë

Futboll

Pioli: Klubi ka besim te unë

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 22:32
Pioli

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka komentuar fitoren e skuadrës së ndaj Sasuolos. Vetëm një gol i mjaftoi ekipit për tre pikët dhe Pioli është i kënaqur me këtë, pasi skuadra po tregon se po largohet nga momenti i vështirë.

Gjithashtu, ai ka minimizuar vërshëllimat e tifozëve kuqezinj ndaj Rafael Leaos, pasi sipas tij, ishte vetëm shenjë e pritshmërisë së madhe që ka ndaj lojtarit.

“Besoj se një nga aftësitë e një trajneri është të kuptojë momentet e lojtarëve të tij.

Katër-pesë vjet më parë do të kisha qenë një furtunë, ndërsa sot i lë liri të madhe këtij grupi djemsh. Ata janë të përgjegjshëm dhe kanë ndjenjën e përgjegjësisë ndaj këtij klubi.

Konfirmimi nga Furlani? E thënë në një mënyrë shumë banale dhe të thjeshtë: për sa kohë që unë jam këtu, do të thotë se klubi ka besim tek unë dhe se ata mendojnë se jam trajneri më i mirë për këtë ekip.

E di që të stërvitesh një klub të rëndësishëm si Milani mund të shkaktojë probleme, por për momentin e gjithë kjo nuk ka kaluar në mendjen time.

Gjithmonë e kam menduar ndeshjen e radhës si më të rëndësishmen dhe jo të fundit. Në vitin 2023 nuk shkoi gjithçka ashtu siç donim dhe ne do të bëjmë atë që duhet për të bërë 2024 një vit më të mirë.

Vërshëllimat për Leoan te zëvendësimi? Mendoj se ishin vërshëllima dashurie dhe vlerësimi, duke ditur cilësitë e tij. Prej tij priten gjithmonë ndeshje të nivelit të lartë, por Rafa nuk është ende në 100%.

Unë e pashë atë si një pikë referimi, edhe pse nuk fitoi shumë duele. Ai duhet të gjejë gjendjen më të mirë. Rafa sigurisht e di gjithashtu se prej tij priten paraqitje të nivelit të lartë”, tha trajneri i Milanit pas sfidës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat