Ja shifra që pagoi Sparta e Pragës për Tucin

Futboll

Ja shifra që pagoi Sparta e Pragës për Tucin

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 22:56
Indrit Tuc

Indrit Tuci është lojtari më i ri i Spartës së Pragës.

Sulmuesi shqiptar do të jetë shok skuadre me patriotin e tij,

Qazim Laçin. Tuci po kalonte një sezon tejet pozitiv me Lokomotivën e Zagrebit, teksa ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 3 asiste në kampionatin kroat.

Statistikat e tij kanë tërhequr vëmendjen e Spartës së Pragës, që edhe këtë sezon synon titullin kampion në Çeki. Për transferimin e 23-vjeçarit shqiptar kampionët në fuqi të Republikës Çeke paguan 1 milionë euro.

Ndërkohë, klubi Lokomotiva e Zagrebit ka mbajtur edhe përqindje të kartonit në rast shitjeje në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat