Ballkani krenari e futbollit të Kosovës dhe shqiptar

Futboll

Ballkani krenari e futbollit të Kosovës dhe shqiptar

Nga: K. Goca Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 18:04
Ballkani

Ballkani i Therandës është krenari e futbollit të Kosovës. 

Kampion i Kosovës dhe promovuesi më i mirë i futbollit në rrafshin ndërkombëtar.

Për herë të dytë rresht u kualifikua në fazën e Grupeve në Conference League.

Ballkani tregoi lojëra cilësore, që besa e mposhti edhe gjigantin kroat, Dinamon e Zagrebit me rezultat 2:0.
Ballkani është një emër i respektuar në Evropë.

Ballkani ka ndryshuar standardin e futbollit në shtetin e Kosovës.

Falë Ballkanit, futbolli dhe Kosova ka tjetër tretman në Evropë.

Kosova ka rritur edhe koeficientin! 

Ky Ballkan po dhuron emocione duke iu falënderuar edhe punës dhe investimeve të presidentit Arsim Kabashi dhe trajneri të shquar Ilir Daja.

Ballkani ekip i krenarisë jo vetëm të Kosovës por mbarëshqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat