Në kërkim të një mesfushori

Futboll

Në kërkim të një mesfushori

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 19:14
Rodrigo de Paul

Në kërkim të një mesfushori!

Me mungesat e mëdha që ka në mesfushës, skuadra e Juventus është hedhur seriozisht në sulm këtë merkato dimrit, për të afruar minimalja 1 lojtar të ri, në këtë repart, ku objektivi i parë ishte argjentinasi i Atletico Madrid, Rodrigo de Paul, mirëpo pas refuzimit të “Los Colchoneros”, “Zonja e Vjetër” është hedhur në sulm për një tjetër lojtar.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, rekordmenët e Italisë janë të interesuar dhe kanë nisur negociatat, me “Qytetarët” e Manchester City, për mesfushorin anglez, Kalvin Phillips, me 28-vjeçarin, i cili pavarësisht se u transferua me shumë bujë në “Etihad”, nuk arriti kurrë të behëj pjesë e ekipit titullar, të teknikut Pep Guardiola.

Vetë anglezi kërkon më shumë minuta në pjesën e mbetur të sezonit, për të patur mundësinë e pjesëmarrjes, në Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2024, që zhvillohet verën e ardhshme dhe për këtë arsye kërkon me ngulm kalimin te një ekip të ri, ku përveç Juventus kërkohet me ngulm edhe nga skuadra e Newcastle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat