Zyrtare/ Van de Beek bashkohet me Frankfurt në formën e huazimit nga Manchester United

Futboll

Zyrtare/ Van de Beek bashkohet me Frankfurt në formën e huazimit nga Manchester United

Më: 1 janar 2024 Në ora: 13:28
Donny van de Beek

Data 1 janar e ka zyrtarizuar, Donny van de Beek huazohet te Frankfurt nga Manchester United.

Në fakt, holandezi dhe skuadra e Frankfurt kanë disa ditë që kanë rënë dakord së bashku, por sot ka ardhur zyrtarizimi.

Klubi gjerman do të paguajë një pjesë të vogël të pagës së tij, pasi Manchester United do të mbulojë pjesën më të madhe.

Gjithashtu në kontratën e huazimit është edhe opsioni i blerjes, nëse mesfushori holandez bind te Frankurt. Nëse klubi gjerman vendos ta blejë, do i duhet t’i paguajë Manchester United në total 14 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat