Tomiyasu afër ujdisë së re me Arsenalin

Futboll

Tomiyasu afër ujdisë së re me Arsenalin

Më: 2 janar 2024 Në ora: 06:05
Takehiro Tomiyasu

Arsenali është në bisedime të avancuara me Takehiro Tomiyasun për zgjatjen e kontratës aktuale.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, bisedimet janë duke ecur mirë, teksa shtoi se do t’i rritet paga japonezit.

Tomiyasu ishte i lidhur me një rikthim në Itali, pasi shumë klube italiane ishin vënë pas tij.

Përndryshe, mbrojtësi japonez ka zhvilluar 13 paraqitje në Premier League, duke shënuar një gol dhe një asistim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat