Salihamixhiq kujton dramën e luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë

Futboll

Salihamixhiq kujton dramën e luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë

Më: 2 janar 2024 Në ora: 11:07
Salihamixhiq

Hasan Salihamixhiq, legjenda e Bosnjë dhe Hercegovinës, por edhe e futbollit gjerman, feston ditëlindjen në ditën e parë të vitit. Është një mundësi, tashmë në ditëlindjen e tij të 48-të, që mediat gjermane të kujtojnë rininë e tij të trazuar, plot vuajtje dhe rreziqe.

“Kam lindur në Mostar, kam pasur një fëmijëri të mrekullueshme”

“Kam lindur në Mostar, qyteti ku ndodhet ura e famshme.

Kam pasur një fëmijëri të shkujdesur.

Babai ishte polic, nëna ime mësuese, dhe unë tashmë doja të bëhesha futbollist.

Ish Jugosllavia ishte një vend funksional, ne ishim mirë, kishim bërë një jetë të thjeshtë, por ishim të lumtur.

Fillova të luaja në moshën 8-vjeçare, babai im që ishte lojtar i ligës së dytë, ishte trajneri im i parë”, tregon fillimisht ish-futbollisti i Bajernit të Mynihut

“Po kthehesha nga ndeshja e ish Jugosllavisë dhe pashë që lufta po fillonte”

“Kam luajtur për ekipin kombëtar të të rinjve të Jugosllavisë, pas ndeshjes me kombëtaren më duhej të kthehesha në shtëpi, por nuk kishte fluturime nga Beogradi në Sarajevë. Duke u kthyer me makinë, pashë se çfarë po ndodhte dhe pashë që situata ishte e rëndë. Dhjetë kilometra larg shtëpisë sime ishte vija e betejës.

“Babai më tha të merrja pistoleta dhe një kallashnikov dhe të kërkoja rrugën e shpëtimit me to”

Pas dy muajsh më erdhi babai dhe më tha: “Kemi një kallashnikov në shtëpi dhe pistoleta, merre dhe shko të kërkosh rrugë shpëtimi”. Më pas më tha të merrja nënën dhe motrën që të përpiqeshin të arratiseshin. Si një 15-vjeçar, të kesh një kallashnikov nën shtrat nuk është normale”, kujton Salihamixhiç dramën e luftës dhe shtoi se si e la atë.

“Është e vërtetë ajo që thonë për Gjermaninë”

“Një mëngjes më zgjoi motra ime dhe më tha: “Vishuni, do shkoni në Gjermani”.

Unë i thashë që nuk do të shkoja, nuk doja të ndahesha nga familja, ishte e vështirë, megjithatë mora një autobus për në Dortmund, prej nga shkova në Hamburg, ku hyra në Institutin e Sporteve.

Duhet të them se është e vërtetë që në Gjermani i përkushtohesh dhe punon shumë për të marrë një mundësi. Dhe unë e shfrytëzova rastin që e ëndërroja aq shumë, ia dola sepse luftova”, tha Salihamixhiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat