Mesazhi emocionues i Mourinhos

Futboll

Mesazhi emocionues i Mourinhos

Më: 2 janar 2024 Në ora: 12:14
Mourinho

Mourinho-show: Drejtuesit e Sassuolos kanë probleme personaliteti, nga drejtësia pres drejtësi.

Roma rikthehet në stërvitje pasditen e sotme, në Trigoria, me synimin për të qenë gati për ndeshjen e nesërme kundër Cremoneses, në kuadër të Kupës së Italisë.Trajneri José Mourinho i dërgoi një mesazh emocionues me rastin e Vitit të Ri.

“Ne, vetëm ne, ecim përpara së bashku. Për njerëzit që na mbështetin duhet të shkojmë përtej kufijve tanë.

Nuk duhet të heqim dorë nga asnjë objektiv: të luftojmë deri në fund për një vend në Champions League dhe të arrijmë në fazën finale të Kupave”, ka shkruar trajneri portugez, sipas “Corriere dello Sport”.

Mourinho i referohej objektivit për të zënë një vend në Serinë A (vendi i katërt) që i kualifikon verdhekuqtë Champions League, si dhe si dhe të arrijë në fazën finale të kompeticioneve ku merr pjesë (Kupa e Italisë, Europa League).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat