E ardhmja e Armando Brojës

Futboll

E ardhmja e Armando Brojës

Më: 2 janar 2024 Në ora: 17:00
Broja

E ardhmja e Armando Brojës, duke se do të ndryshojë që në ditët e para të janarit.

Kjo është ajo që shkruajnë mediat britanike për shtatlartin shqiptar, të cilin e shohin larg Bluve të Londrës që në ditët e para të kësaj merkatoje.

Broja u rikthye këtë sezon pas një dëmtimi të rëndë, por forma e tij ende nuk është në pikën maksimale dhe kjo gjë mendohet se ka bërë drejtuesit e Chelsea të kërkojnë alternativa në sulm, aty ku po çalojnë më së shumti.

Por megjithatë, gjithçka do të mund të realizohet vetëm nëse Chelsea arrin të afrojë në skuadër një golashënues kalibri.

Sipas Telegraph , emra të mëdhenj si Victor Osimhen mbeten fort në listën e dëshirave të Chelseat, edhe nëse një marrëveshje në janar ka të ngjarë të jetë e vështirë, por nëse një nënshkrim i ri vjen në atë pozicion, atëherë Broja mund të konsiderojë të ardhmen e tij larg Stamford Bridge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat