Dinamo përforcohet me Ramadanin

Futboll

Dinamo përforcohet me Ramadanin

Nga: K. Goca Më: 2 janar 2024 Në ora: 19:29
Ramush Ramadani

Lideri i Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi A, Dinamo e Ferizajt, qysh në fillim të Viti të Ri është përforcuar për pjesën e dytë t kampionatit.

Donamovitët synojnë hyrjen në elitën e futbollit.

Aktualisht kanë 30 pikë e 7 më shumë se Suhareka që renditet më pozitën e dytë.

Dinamo përforcohet me Ramush Ramadanin.

“Klubi ynë është i lumtur të njoftojë ardhjen e lojtarit sulmues, Ramush Ramadani. 

Ne shpresojmë që ai të sjellë një ndikim pozitiv dhe t'i japë një shtytje ekipit tonë.

Ramushi është një futbollist i shquar me aftësi të jashtëzakonshme sulmuese, ai do të ndihmojë të forcojmë formacionin tonë sulmues dhe të krijojmë më shumë mundësi për të fituar.

Stafi teknik ka monitoruar me sukses gjendjen e skuadrës dhe afrimet ardhura shpresojmë të janë të qëlluara.
Në ditët në vazhdim na presin surpriza të reja!”
, njofton FC Dinamo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat