Balliu standard, Vallecano fiton sfidën me Getafen! Tre kartona të kuq

Futboll

Balliu standard, Vallecano fiton sfidën me Getafen! Tre kartona të kuq

Nga: K. Goca Më: 2 janar 2024 Në ora: 19:57
Pamje nga ndeshja

Rayo Vallecano kthehet me pikë të plota në fillim të Vitit të Ri. 

Vallecano e ka mposhtur me rezultat 2:0 Getafe-n, në takimin e javës së 19-të në kampionatin spanjoll. 

Golat i realizoi Camello (45+1' e 47'). 

Tre kartona të kuq.

Latasa i Getafes në minutën e 40-të u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.

Në minutën e 50-të edhe Greenwood i Getafes përjashtohet direkt me të kuq. 

Suarez po ashtu i Getafes në minutën e 70-të ndëshkohet me karton të kuq.

Futbollisti shqiptar Ivan Balliu u paraqit standard për Vallecanon.

Getafe është në vend të tetë me 26 pikë e Vallecano në të 11-tin me 23.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat