Bonucci: Si refuzuam bashkë me Juven 100 milionë

Futboll

Bonucci: Si refuzuam bashkë me Juven 100 milionë

Më: 2 janar 2024 Në ora: 20:17
Bonucci

Leonardo Bonucci, i cili në merkaton e fundit u largua nga Juventusi për tek Union Berlini, zbuloi se tetë vite më parë kishte mundësi të shkonte në Premier League, për të luajtur për Manchester City-n, por se zemra i foli më fort dhe ai qëndroi te “Zonja e Vjetër”.

“Në vitin 2016 isha afër Manchester City-t, i cili ofroi gati 100 milionë euro për Juventusin.

Por, së bashku me klubin vendosa të qëndroja. Kam pasur disa biseda edhe në vitin 20217, pasi Juventusi më nxori në shitje. Por gjërat duhej të ishin kështu siç janë”, tha qendërmbrojtësi për gazetën “The Sun”.

“Të punoja me Guardiolën do të ishte fantastike, sepse do të më kishte lejuar të përmirësohesha, por nuk mund të ankohem. Në fakt, kam fituar shumë trofe në karrierën time. Gjithmonë kam lënë zemrën time të më udhëheqë, prandaj kam qëndruar tek Juventusi”, theksoi italiani, kampion i Europës në vitin 2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat